Modelja e njohur, Morena Taraku, para disa ditësh e humbi qenushin e saj të dashur, Moi.
Ajo ishte me të aq e lidhur saqë pasi ngordhi ajo e varrosi qenin e racës Boo, duke i bërë edhe lapidarë, shkruan “Kosovarja”.
Me shumë mall për qenushin ajo po e kujton në çdo moment me postime të ndryshme.
Së fundi, ajo ka zbuluar pikturën me portretin e Moit që ka vendosur në sallon ku shihet edhe një shkrim prekës.
Ndërkohë, ajo ka postuar edhe qiellin duke i bashkangjitur edhe një zemër të bardhë në kujtim të qenushin.