fbpx

Një rast unik në botën e futbollit: Janë në lidhje prej tre vitesh dhe luajnë kundër njëra-tjetrës në finalen e Kampionatit Evropian për gra

nga Revista Kosovarja

Vështirë të kujtohet hera e fundit kur finalja e Kampionatit Evropian të grave tërhoqi po aq vëmendje sa ajo e këtij viti dhe do të jetë një ndeshje e veçantë për futbollistet: Jess Carter dhe Ann-Katrin Berger.

Dy futbollistet e lartpërmendura do të takohen nesër në anët e kundërta në Wembley në ndeshjen mes Anglisë dhe Gjermanisë, ndeshje që do të na zbulojë se kush është kampioni i ri i Evropës në futbollin e grave.

Asgjë nuk do të ishte e pazakontë këtu nëse nuk do të kishim dy vajza nga të dyja palët që kanë tri vjet që janë bashkë. Rruga i bashkoi ato në Birmingham, ndërsa ndanë dhomën e zhveshjes në vitin 2018.

Dashuria lindi një vit më vonë dhe ato janë në një lidhje prej tre vitesh.

Carter luan për Anglinë dhe Berger për Gjermaninë. Dy futbollistët u gjendën sërish në fanellën e Chelseat dhe nuk e fshehën kurrë dashurinë e tyre.

Dy futbollistet e përmendur me Chelsean fituan FA Cup këtë vit. Megjithatë, pas finales së nesërme në Wembley, vetëm njëra do të presë me padurim titullin evropian.

Finalja e Kampionatit Evropian do të mbledhë deri në 90 mijë njerëz në Wembley. Ndeshja fillon në orën 18:00.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Jess Carter (@_jesslcarter)

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]