fbpx

Ramush Haradinaj i del në krah Kurtit: Vendimi për vendosjen e reciprocitetit me Serbinë është i drejtë dhe i ligjshëm

nga Revista Kosovarja

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka mbështetur vendimin e Qeverisë për vendosjen e reciprocitetit ndaj Serbisë.Ai ka vlerësuar se ky vendim është i drejtë dhe i ligjshëm.

“Vendimi për vendosjen e reciprocitetit me Serbinë është i drejtë dhe i ligjshëm edhe në bazë të ligjeve vendore, por edhe atyre ndërkombëtare”, ka shkruar ai.Reagimi i plotë:

Të dashur qytetarë të Kosovës,
Vendimi për vendosjen e reciprocitetit me Serbinë është i drejtë dhe i ligjshëm edhe në bazë të ligjeve vendore, por edhe atyre ndërkombëtare.Mbështesim institucionet e vendit, organet e rendit dhe sigurisë, për zbatimin e këtij vendimi të drejtë e të ligjshëm.
Bëjmë thirrje që qytetarët serb në veri të vendit, të përmbahen dhe të ruajnë qetësinë, rendin e ligjin.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]