Kryetari i Unionit të Bizneseve Shqiptare-Gjermane, z. Nazmi Viqa, së bashku me anëtarët e Kryesisë, z. Bekim Bytyqi, z. Nexhmedin Veliqi, Vllaznim Kelmendi, si dhe disa afarist nga Diaspora, vizituan sot Fabrikën për prodhimin e dyerve dhe dritareve kundër zjarrit nga alumini RITEK dhe simotren e saj kompaninë Projektuese DETI JON ne Milloshevë me pronar z. Bali Baliu dhe bashkëpunëtore të tjerë.
Fabrika e dyerve dhe dritareve kundër zjarrit të gjithë prodhimin e saj e plason në tregun Gjerman përmes Kompanisë së suksesshme simotër FATI, e cila është anëtare e Unionit në Gjermani.
Z. Viqa dhe anëtarët tjerë të Kryesisë së Unionit shprehen urimet dhe dëshirat e tyre që shembullin e z. Bali Baliu ta ndjekin edhe kompanitë tjera nga Kosova.