fbpx

Bëhen të ditura shkaqet e vdekjes së dy të rinjve në Kaçanik

nga Revista Kosovarja

Dy të rijnë nga Kaçaniku, Qëndrim Shorra dhe Fitim Guri kanë vdekur brenda 24 orëve në Kosovë.

Lajmin për vdekjen e tyre e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune Besim Ilazi, i cili edhe është shprehur i tronditur nga këto dy vdekje.

Besim Iliazi në një bisedë telefonike paraditen e së enjtes ka treguar se Shorra dhe Guri kanë vdekur si pasojë e sëmundjeve.

“I riu Shorra ka qenë në dializë dhe siç duket problemet ju kanë kompliku dhe si shkaktar ka qenë ajo. Kurse, Fitim Guri ka pasë kancer”, tha ai për Paparacin.

Për vdekjen e të rinjve kryetari Ilazi ka reaguar edhe në Facebook, ndër të tjera ai ka shkruar: “Ngushëllime të sinqerta për familjet e dy të rinjëve dhe për të gjithë qytetarët e komunës sonë. Lutemi që kurrë të mos kemi raste të tilla të ndarjes kaq të hershme nga jeta të më të dashurve tanë”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]