Rreth një muaj më parë u raportua se këngëtari Art Abazi është ndarë nga e fejuara e tij, Rreze Qerreti.
Të njëjtit lanë vend për dyshime pasi hoqën njëri-tjetrin nga rrjetet sociale e madje larguan të gjitha fotografitë e përbashkëta nga Instagrami.
Megjithatë, një reagim në lidhje me këtë u bë së fundmi nga artisti shqiptar duke konfirmuar se janë bashkë.
“Të “ndarë” nga mediat padrejtsisht, të bashkuar prej vitesh, përjet’sisht”, ka shkruar ai në një postim përkrah partneres.
https://www.instagram.com/p/Cg4uMIMDbc7/?utm_source=ig_web_copy_link
Të shumta kanë qenë edhe reagimet e fansave duke i uruar për ribashkimin e tyre.
Abazi nga ana tjetër kohëve të fundit ka lansuar më pak projekte duke bërë kështu një tërheqje nga muzika.
“N’buzët e saj” mbetet e fundit prurje e Artit që e solli para një muaji pas një periudhe të gjatë.
https://www.instagram.com/p/CemAEgpLMgK/?utm_source=ig_web_copy_link