“EB Nail Salon” është salloni për manikyr dhe pedikyr që ofron shërbime profesionale, cilësore dhe tejet inovative.
Qellimi primar i sallonit është ti ofroj të gjitha femrave shërbime korrekte dhe me nivel të lartë profesional, një vend komod, sa modest aq edhe luksoz, i cili i ka munguar Prishtinës. Klientet ndihen si në shtëpi.
Në “EB Nail Salon”, bëhet manikyri, pedikyri, riparimi, mbjellja dhe zgjatja e thonjëve, gjithmonë me produktet më cilësore në treg, si Victoria Vynn, Cuccio, etj dhe natyrisht duke përdorur teknikat më të avancuara të punës.
Siç kuptojmë, një kërkesë e madhe e klientëve është edhe trajtimi dhe kujdesi ndaj këmbëve. Tretmani Bella SPA nisë me pastrimin dhe zbutjen këmbëve me anë të kriprave organike, gërryerjen dhe scrubin që largon lëkuren e vdekur. Dhe për fund përdoret maska me kremra rigjenerues për mirëmbajtjen e lëkurës.
Kujtojmë që për trajnimin e stafit të “EB Nail Salon”, është kujdesur edukatorja e rangut elitë, Arta Mazreku, e cila njihet për teknikat inovative.
Për tu ndjerë si në shtëpi teksa merrni shërbimet më ekskluzive, veç tek “EB Nail Salon”.