Këngëtari Remi Jakupi, është zëri që jehon prej vitesh, qysh në kohën e hitit të madh “Kauboj Xhema”.
Remi ka shumë vite që jeton dhe vepron mes Amerikes dhe Kosovës, ndërkohë qe asnjëherë nuk e ka lënë anash muzikën.
A e dini çka i ka ndodhur Remit së fundi?
Në takimet e Diasporës në Banj të Sijarines, e ka zënë Bleta në gjuhë pak para se të fillonte të këndonte.
Kjo ndodhi e sikletshme, pamundësoj performinin e tij në skenë të pjesës tjetër të këngëve, që siç kuptojmë ishin disa këngë patriotike, nderkohë që bleta e ndaloj ta bënte këtë gjë në Banj të Sijarinës, ku patriotizimi kuq e zi nuk është gjëja më e mirëpritur atje.
Për revisten “Kosovarja”, Remi ka treguar ilaçin e pickimit në nga bleta, e që ëëhtë hedhja e kripes në gjuhë dhe shpërlarja e gojës për 7 deri në 10 herë me uthull.
Një është e sigurt: Remi është shëndosh e mirë dhe bleta e shpëtoj nga burgu eventual.