Moderatorja e njohur, pas daljes së Big Brother VIP, është përfolur shumë për jetën e saj private. Nga ky tv shoë, Einxhel doli çift me DJ-in e njohur kosovar, DJ Dagz.
Ditëve të fundit është raportuar se ajo me Dagzin po presin një fëmijë, gjë që është mohuar nga ajo.
Së fundmi faqja ‘Vipat e Bllokut’ ka publikuar një fotografi të tyre, ku thuhet se banorja e Big Brother është duke e fshehur barkun.
Edhe për këtë nuk mungoi një reagim nga Einxhel, ku tha se një ditë do të flasë e do shihni se jeni zënë me njërin e gabuar.
“Një ditë do flas dhe do vë shumë pika mbi ‘i’… *atë ditë shumë njerëz do të pendohen që janë ngatërruar me njeriun e gabuar”, ka shkruar Shkira në një postim në Twitter.