Edicioni i 28-të i Festivalit të Filmit në Sarajevë fillon me ceremoninë e hapjes me yje të shumtë nga e gjithë bota dhe rajoni që do të ecin në tapetin e kuq.
Festivalin e Filmit në Sarajevë ndër vite e kanë vizituar shumë yje të famshëm, ndërsa më poshtë po ju paraqesim emrat më të rëndësishëm që kanë kaluar në tapetin e kuq në Sarajevë gjatë viteve të fundit.
https://www.youtube.com/watch?v=81-9-XU5MTY
Morgan Freeman
I ftuar nderi në edicionin e 16-të të Festivalit në 2010 ishte fituesi i ‘Oscar’, Morgan Freeman.
Për nder të tij, Festivali organizoi një shfaqje gala të produksionit të tij “Invictus”.
Angelina Jolie dhe Brad Pitt
Një vit më vonë, bashkëshortët e atëhershëm, Angelina Jolie dhe Brad Pitt, ishin të ftuarit e nderit në Festivalin e Filmit në Sarajevë.
Jolie nuk i mbajti dot lotët teksa u nderua me një çmim, të cilin ia dha drejtori i atëhershëm i festivalit, Miro Purivatra, gjatë një ceremonie në Teatrin Kombëtar.