fbpx

Këto janë rregullat që duhet të zbatojnë ata që hynë në Kosovë

nga Revista Kosovarja

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar në faqen zyrtare në Facebook, ka dhënë detaje në lidhje me personat të cilët hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës.

Sipas këtij njoftimi tregohet se cilat janë rregullat që do t’i nënshtrohen qytetarëve në Pikat e Kalimit Kufitar.

Ky është vendimi:

Qeveria e Republikës së Kosovës shfuqizon pikën 6.1, 6.2 dhe 6.4 të Vendimit të Qeveris Nr.02/38 të datës 31 maj 2020 në të cilin është përcaktuar që:

6.1. Të gjithë personat që hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës dhe posedojnë rezultate negative për testin #COVID19 RT PCR (𝐣𝐨 𝐦𝐞̈ 𝐢 𝐯𝐣𝐞𝐭𝐞̈𝐫 𝐬𝐞 𝟒 𝐝𝐢𝐭𝐞̈) nuk i nënshtrohen procedurave të vetë-izolimit;

6.2. Ata që nuk kanë testin sipas pikës 6.1. detyrohen të vetë-izolohen për 7 ditë.

6.3. Qytetarët që manifestojnë shenja klinike udhëzohen nga profesionistët shëndetësor në Pikat e Kalimit Kufitar;

6.4. Deri me datë, 20 qershor 2020 do të bëhet vlerësimi i situatës epidemiologjike dhe me këtë do reflektohen masat e reja lidhur me Pikat Kufitare dhe hyrjen e qytetarëve në Republikën së Kosovës.

Pika 6. e Vendimit të Qeverisë Nr.02/38 te datës 31 maj 2020 me të cilën është caktuar që “Të gjithë personat që hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës, obligohen t’i nënshtrohen kontrolleve të ekipeve mjekësore të #QKMF-ve (𝐐𝐞𝐧𝐝𝐫𝐚𝐯𝐞 𝐊𝐫𝐲𝐞𝐬𝐨𝐫𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐌𝐣𝐞𝐤𝐞̈𝐬𝐢𝐬𝐞̈ 𝐅𝐚𝐦𝐢𝐥𝐣𝐚𝐫𝐞) në Pikat e Kalimeve Kufitare dhe t’i zbatojnë masat e mbrojtjes kundër COVID-19 mbetet e njëjtë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]