fbpx

Mbi 5 orë pritje në Merdare

nga Revista Kosovarja

Pas përfundimit të pushimeve të mërgimtarëve, kanë filluar kolonat e gjata për dalje nga Kosova.

Në pikëkalimin kufitar në Merdare pritjet për të dalë nga Kosova janë mbi pesë orë e gjysmë, teksa kolona është e gjatë rreth 1 kilometër e gjysmë.

Pritje të gjata ka edhe në pikëkalimin kufitar te Dheu i Bardhe, ku pritjet për të dalë nga Kosova janë deri në 2 orë, ndërsa kolona është e gjatë rreth 700 metra.

Ngjashëm si tek Dheu i Bardhë është edhe tek pikëkalimi në Mutivodë, ku pritjet për të dalë janë nga 1 orë e gjysmë deri në dy, kurse kolona nuk është më shumë se 200 metra.

Pritje për ta lëshuar Kosovën ka edhe në pikëkalimin kufitar në Jarinje, ku pritjet atje, sipas MPB-së është deri në 1 orë, ndërsa kolona nuk është më e gjatë se 100 metra.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]