fbpx

Kontrata e dyshimtë 750 mijë Euro, shkarkohet kryeshefi i ‘Prishtina Parking’

nga Revista Kosovarja

Bordi i Ndërmarrjes Publike “Prishtina Parking” e ka shkarkuar nga pozita e kryeshefit ekzekutiv, Liridon Restelicën, pas kontratës së dyshimtë 750 mijë euroshe për një aplikacion për menaxhimin e parkingjeve në kryeqytet.

Në vendimin e Bordit të ‘Prishtina Parking’ të siguruar nga Gazeta Online Reporteri.net, “Miratohet vendimi për shkarkimin e drejtorit menaxhues z.Liridon Restelica (Kryeshefit Ekzekutiv) të Ndërmarrjes Publike Lokale Prishtina Parking SH.A”.

Vendimi mbanë datën e sotme, 22 gusht 2022 dhe u është shpërndarë të gjitha palëve.

Për shkarkimin e tij ka njoftuar edhe Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, i cili ka treguar edhe arsyet.,

“Në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur sot, Bordi i Drejtorëve të NPL “Prishtina Parking” ka konstatuar se veprimet e Kryeshefit Ekzekutiv, duke përfshirë këtu keqpërdorimin e pozitës, mosinformimin e bordit në lidhje me planet dhe projektet investuese të ndërmarrjes e deri tek mospërfillja e Bordit të Drejtorëve, kanë shkaktuar keqmenaxhim të përgjithshëm të ndërmarrjes dhe kanë cenuar imazhin e NPL “Prishtina Parking””, ka shkruar Rama.

Ndryshe, Ndërmarrja Publike Lokale “Prishtina Parking” në kryeqytet, ka planifikuar të shpenzojë 750 mijë euro për një aplikacion rreth menaxhimit të parkingjeve.

Kjo ka bërë që kontrata, e cila është arritur në procedurë të negociuar, pa publikim, të cilësohet si e dyshimtë nga asamblistët e komunës së Prishtinës dhe ekspertët.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]