fbpx

Thaçi: E urrej gjendjen e jashtëzakonshme

nga Revista Kosovarja

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur para mediave sot për gjendjen e jashtëzakonshme, e nëse me rritjen e rasteve të të infektuarve me koronavirus, mund të diskutohet përsëri kjo çështje.

Thaçi tha se termin “gjendje e jashtëzakonshme” e ka urryer gjithmonë, e se thotë se një gjë të tillë e ka diskutuar vetëm pas propozimit të disa partive politike në vend.

“Gjendja e jashtëzakonshme, edhe si term gjithmonë e kam urryer edhe në kohën e Serbisë, ideja e partive që është drejtuar presidentit kam pasur obligim kushtetues që ta procedoj, çka mund të them unë kurrë nuk kam pasur ndonjë pretendim sa i përket asaj gjendje, vetëm synim për të implementuar vullnetin e partive dhe shëndetin. Ideja ka qenë që të kemi sa më pak viktima dhe sa më pak të infektuar”, ka thënë ai.

I pari i shtetit ka shtuar se tashmë e nevojshme është vetëm respektimi i udhëzimeve të Institutit të Shëndetit.

“E kam urryer nga përvoja personale që kemi përjetuar në atë kohë masa të jashtëzakonshme deri në përmasa të gjenocidit”, ka thënë ai./Express/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]