fbpx

Lista Serbe e qon në “qiell” Vuçiqin: Serbët që jetojnë në Kosovë nuk po flinin nga ankthi, si shkak i 1 shtatorit

nga Revista Kosovarja

Lista Serbe ka thurur lavde për presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, pas marrëveshjes së arritur mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e njohjes së dokumenteve të identifikimit për shtetasit e dy shteteve respektive.

Siç raportojnë mediat në Beograd, Lista Serbe ka falënderuar Vuçiqin për “ruajtjen e leternjoftimeve serbe dhe mbrojtjen e interesave kombëtare”.

“Me këtë marrëveshje dhe garancitë shtesë që presidenti Vuçiq tregoi me qëndrimin e tij të vendosur dhe të palëkundur në mbrojtjen e interesave kombëtare, mbi të gjitha të serbëve të Kosovëa, mbrohen të drejtat tona për të jetuar me dinjitet dhe liri në vatrat tona”, citohet nga mediat serbe reagimi i Listës Serbe.

“Për serbët që jetojnë në Kosovë, kjo është e një rëndësie të paçmueshme, sepse populli ynë e di më së miri se sa netë pa gjumë, shqetësime dhe ankthe qëndronin pas nesh se si do ta prisnim 1 shtatorin dhe masat e njëanshme të shpallura nga Prishtina, me tensionet në veri të krahinës”, përfundon reagimi i tyre.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]