Edhe pse nuk ishin pjesë e të njëjtit sezon, Efi dhe Fatjoni të famshëm për publikun u bënë nga pjesëmarrja e tyre në ‘’Për’puthen’’.
Ish-konkurrentët i bëri bashkë programi i ri ‘’Kepi i tundimeve’’, ku të dy janë pjesëmarrës.
Kimia e tyre në programin veror ka bërë që të ngriten pikëpyetje mbi raportin e tyre.
Së fundmi, një prej mikeshave të tyre të përbashkëta, Mikela, u pyet për këtë pjesë.
“Po kjo pyetje? Hahahaha qyqa. Unë i kam shumë xhan të dy. Mesa di unë jo por më pëlqejnë bashkë” – është shprehur Mikela.
Përgjigjen e ka ripostuar Efi duke u shprehur se “të mirë janë” duke ngacmuar në këtë formë kurreshtjen e fansave.