fbpx

Arta Nitaj: Me u zhvesh nuk bën, të mbulohesh nuk bën, çka bën?

nga Revista Kosovarja

Ditën e djeshme (enjte) ka ndodhur një tjetër ngjarje e cila ka nxitur reagime.

Bëhet fjalë për raportimet se një mësuese në Suharekë u përjashtua nga shkolla për shkak të bartjes së shamisë.

Në një postim në rrjetet sociale thuhej Këshilli i një shkolle në Suharekë ka venduar në mënyrë unanime që mësimdhënësja, Remzie Lezi të mos e ushtrojë profesionin në shkollë për shkak të uniformës fetare.

Ky rast nuk ka kaluar pa reagime të ndryshme edhe nga fytyrat publike, dhe një të tillë e ka bërë edhe modelja e njohur, Arta Nitaj.

Arta ka publikuar një prej lajmeve që lidhen me ngjarjen, duke u shprehur e revoltuar ndaj një gjëje të tillë.

“Turp idiota, me u zhvesh nuk bën, të mbulohesh nuk bën, çka bën?”, ka shkruar Arta ndër tjera në postimin e saj në InstaStory.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]