Doarsa Kica-Xhelili, është deputetja e fundit që ndërroi partinë. duke kaluar nga “Guxo”, në LDK.
Paraprakisht deputetja e PDK-së Grainca, kaloi në Vetëvendosje. Atë botë pas zgjedhjeve të përgjithshme, as Bulliqi nga lista “Guxo”, e as nga Vetëvendosja, nuk e qelën gojën, duke u bërë oportunë në raport me këtë vendim të deputetes së PDK-së.
Sot, kur Kica –Xhelili, kaloi nga “Guxo”, në LDK, kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi, pastaj interpretët e gjithckafës si z.Peci, e shumë partiak e ministra aktualë, e kanë cilësuar kalimin e Kica-Xhelilit në LDK si tradhti.
Në fakt, pjesëtarët e partisë “Guxo”, kanë qenë shumica LDK. Fjala është për anëtarët partiakë që janë faktorë në këtë parti.
Meqë “Guxo” është një ish LDK, kalimi i Kica –Xhelilit në LDK, nuk është tradhti elektorale, as partiake.
Një deputete aktuale është kthyer në ish partinë e saj.
Nëse ajo do të ketë qenë pjesëtare e Vetëvendosjes dhe do të kalonte në LDK,mund të quhet tradhti elektorale , me njëfarë moraliteti degradues në raport me partinë ku I ka marrë votat elektorale.
Kalimi i Adelina Graincës nga PDK në Vetëvendosje është tradhti elektorale,sepse ajo ka fituar votëbesimin elektoral nga votuesit e PDK-së.
Dallimi mes VV-së dhe PDK-së është substancial dhe i dy mendësive të ndryshme, që konceptualisht kanë dallime dhe qasje të ndryshme qeverisëse.
Adelina Grainca me votuesit e PDK-së, është bërë deputete e Vetëvendosjes çka do të thotë se e ka tradhtuar programin,partinë dhe mbi 7.200 votuesit e PDK-së në Ferizaj dhe gjetiu.
Doarsa Kica-Xhelili, konceptualisht është brenda programit partiak dhe ajo rezonuar me një veprim tepër të mençur duke kaluar në LDK.
Profili i saj në atë që është parë në diskutime ,është shumë perspektiv dhe intelektual,prandaj mund të ndërtojë karrierë të rëndësishme politike te një parti që tradicionalisht lidhet me popullin.