fbpx

Një pacient me Covid 19 në gjendje kritike

nga Revista Kosovarja

23 nga 30 personat e shtrirë në Klinikën Infektive në QKUK janë të prekur me koronavirus.

Sipas Zëdhënësit të Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, 15 pacientë janë në gjendje stabile dhe pesë raste janë duke u trajtuar në repart me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

“Në repartin e Mjekimit Intensiv janë duke u trajtuar 3 raste prej të cilëve 2 raste janë në gjendje shumë të rëndë ndërsa 1 rast është në gjendje kritike”, thuhet në raport.

“Jemi në pritje të rezultateve për 7 raste”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]