fbpx

Vdes gjimnazisti nga Obiliq

nga Revista Kosovarja

Kryetari i Obliqit, Xhafer Tahiri, ka njoftuar se ka vdekur nxënësi i Gjimnazit “17 Shkurti”, Tafil Bajrami.

Ai përmes një postimi në Facebook u ka shprehur ngushëllime familjarëve.

“Lajmi për ndarjen e hershme nga jeta, të nxënësit të klasës XII/3 të Gjimnazit “17 Shkurti”, Tafil Bajrami, na tronditi thellë. Në këto momente të rënda, në emrin tim dhe institucionit komunal shprehi ngushëllimet më të sinqerta për familjen Bajrami, për mësimdhënësit dhe nxënësit e Gjimnazit “17 Shkurti”, gjithë shokëve e shoqeve të Tafilit! Shpirti i tij u prehtë në paqen e amshueshme, e familjes Zoti ia shtoftë gajretin që të përballojnë këtë dhimbje. Ngushëllime familjes Bajrami! Ngushëllime mësimdhënësëve dhe nxënësëve të Gjimnazit “17 Shkurti”!”, shkruan ai.

https://www.facebook.com/xhafergashi.perobiliq.5/posts/1451249425343136

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]