Posta e Kosovës ka njoftuar se nuk ka ndërprerje të punës për shkak të sulmeve kibernetike që e kanë goditur edhe Kosovën.
“Ju njoftojë që Posta e Kosovës Sh.A. është funksionale në të gjitha zyrat postare, si dhe nuk kemi pasur ndërprerje nga ndonjë sulm kibernetik eventual”, thuhet në njoftimin e Postës.
“Sa i përket rrjetit tonë gjithçka është stabile dhe nën kontroll”, vazhdon njoftimi.
“Posta e Kosovës Sh.A,, si zakonisht është në shërbimin tuaj”, përmbyllet njoftimi.
Kosova, por edhe Shqipëria janë përballur ditëve të fundit me sulme kibernetike. /Express