Hailey dhe Justin Bieber sot (14 shtator) festojnë katër vjetorin e martesës.
Çifti kanë bërë dedikimet e ëmbla për njëri tjetrin përmes postimeve në Instagram.
Modelja 25-vjeçare ka postuar disa imazhe nga momentet e tyre të lumtura duke shkruar: “4 vjet i martuar me ty. njeriu më i bukur që kam njohur ndonjëherë… dashuria e jetës sime. Faleminderit Zotit për ju”.
Ndërkohë, edhe ylli i popit, 28 vjeç, ka postuar një imazh derisa kanë qenë dyshja duke buzëqeshur ku thoshte: “Gëzuar përvjetorin për shoqen dhe bashkëshorten time më të mirë @haileybieber.. faleminderit që më bëre më të mirë në çdo mënyrë”.