Vetëm pak kilometra në jug të Ksamilit, aty ku nga kodra mbi det mund të kundroni një panoramë të pa imagjinuar kurrë më parë, gjendet me tërë madhështinë e vet Arameras Beach Resort, zgjedhja që kurrë nuk zhgënjen për pushime perfektë dhe të pa harrueshme.
Një resort i shkëlqyer që do ti kthejë ditët tuaja të qëndrimit një histori kënaqësie dhe relaksi. Pushuesit i presin 75 vila të ndërtuara me gurë, duke e bërë qëndrimin e secilit në në këtë resort një eksperiencë të paimagjinueshme dhe të pa shlyeshme nga kujtesa.
Pushuesit në Arameras Beach Resort janë përherë të mahnitur nga perëndimet magjike të diellit. Kjo është një eksperiencë që duhen shijuar në çdo detaj për t’i dhënë më shumë kuptim jetesës në Arameras.
Ambientet janë fantastike. shërbimi pranë detit të kaltër ju dhuron ndjenjën e të qenit plotësisht nën kujdesin e duhur, atë që e meritoni.
Arameras Beach Resort, përballë ishullit të Korfuzit, gërshetuara me një peizazh mesdhetar të rrallë.
Sigurisht se në resort i gjeni të gjitha, përfshitë edhe beach bar, restorantin me gatimet më unike, çadra dhe shezllone, parking të garantuar, etj. Secili pushues është nën kujdesin e një stafi profesionistësh të dedikuar për t’Ju ofruar shërbime në kohë dhe me cilësi të pa krahasueshme.
Në Arameras, jetohen momente të paharrueshme, kjo falë natyrës përrallore të gërshetuar me ujin e detit kristal. Shijoni pushimet tuaja në Arameras – Ksamil. Zbuloni skajin më jugor të Rivierës Shqiptare, zhytuni në detin e kaltër të një plazhi me rërën e bardhë si dëborë, eksploroni margaritarin e sapozbuluar të detit Jon.
Ndërkohë në Arameras Beach Resort gjeni komoditet të plotë dhe shërbim të dedikuar. Një kënaqësi e paimagjinueshme në privatësi maksimale.
Relaksohuni në vilat individuale të Resortit me një super pamje të detit, duke shijuar perëndimin magjepsë të diellit mbi Kanalin e Korfuzit.
Për rezervime:
Ksamil, Albania
T. +355 68 600 5042
T. +355 68 600 5041
E. [email protected]
Arameras, më shumë se një përvojë e rrallë dhe e veçantë, për t’u mbajtur gjatë në kujtesën tuaj.