Mila, Arta dhe Bekimja janë tri super motrat e fushës së estetikës me origjinë nga Maqedonia, të lindura e të rritura në Austri, por që tani jetojnë̈ e veprojnë̈ në Zvicër.
Ato, kanë ndërtuar perandorinë e bukurisë, sallonin që ofron një listë të gjatë shërbimesh bukurie dhe estetike, “Beauty Sisters”.
Salloni është quajtur kështu pasi të gjashtë motrat përherë janë marrë me kurimin e imazhit, andaj ky emër u përshtatet mirë. Ato janë trajnuar profesionalisht për të gjitha tretmanet dhe ndërhyrjet në shkollat dhe kompanitë më prestigjioze në Zvicër.
https://www.facebook.com/kosovarjavideo/videos/1506616139512038/
Salloni “Beauty Sisters”, është shndërruar në pikë të fortë interesi për një numër të madh femrash që duan të duken bukur, të freskëta, të rinuara dhe në top formë. Aty ofrohen shërbime për krejt trupin dhe tretmane profesionale të fytyrës.
- -MICRONEEDELING
-BB GLOW
-HYDROBRASION
-ZGJATJEN E QËRPIKVE ( LASHES)
-MICROBLADING
-DERMAL FILLERS
-DEPILIM
-TREATIME PËR CELLULITE
-MAKE-UP
-PLASMA PEN
Sipas stafit, kuptuam se momentalisht shërbimi më i kërkuar është BB GLOW, kjo është një metodë e re që vjen nga Korea dhe i jep lëkurës një pamje të shkëlqyer, që duket sikur ke të vënë make-up. Tri motrat tashmë të famshme, tregojnë për “Kosovaren” se ato kanë klientelë të kënaqur nga Maqedonia, Kosova, por gjithashtu edhe të nacionaliteteve të ndryshme si zvicërane dhe italiane.
Pronaret e “Beauty Sisters”, nuk janë bërë rastëisht kaq të njohura e kërkuara. Mila, pas një pauze iu rikthye profesionit te vjetër me nje refresh, me shkollime dhe seminare te reja nga kompania Sgmk Schweizerische Gesellschaft für Medizinische Kosmetik. Ajo u aftësua në kozmetikë medicinale, ku sot bënë një punë të shkëlqyer. Në anën tjetër, Arta është trajnuar dhe çertifikuar për tretmane kundër celulitit dhe për depilime.
Ajo, po ashtu merret me administratën dhe menaxhimin e marketingut brenda firmës. Ndërkaq Bekimja, e njohur si Bea, ka kryer shkollën e kozmetikës në Cyrih dhe është çertifikuar në disa linja të estetikes. Ajo e ka pasion makeup-in dhe ka marrë pjesë në disa evente të mëdha, si “Miss Zvicra”, Rosenbergball dhe ne eventet e “Hoteli Dolder Grand” në Cyrih. Që të trija janë të martuara, bashkëshorte dhe nëna të lumtura.
“Beauty Sisters” gjendet në Rorschach am Bodensee Stadtwald 5 94000 rorschach, në një vend teiet ekskluziv afër liqenit am Bodensee, vend ku treshja kanë realizuar ëndrren ë tyre për të pasur një sallon ekskluziv, me klasë dhe mbi të gjitha me teknologjinë dhe shërbimet më profesionale, inovative dhe të avancuara.
Për të gjitha shërbimet dhe ofertat e “Beauty Sisters” mund të informoheni detaisht në këtë faqe në Instagram: @beautysisters.ch./Kosovarja/