“Hashim Thaqi , një president i zgjedhur edhe me votat e LDK-së, mbetet dhurata me fatkeqe dhe e dëmshme që ua kemi bërë vendit”, Kështu shkruan në Facebook, deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli pas deklaratave të Presidentit Thaçi në Rubikon ku ndër të tjera sulmon familjarët e kryeparlamentares Vjosa Osmani për bashkëpununim me Serbinë.
“Ky person shpif paturpësisht për këdo që ka guximin me ia shpërfaq publikut karakterin e tij të shthurur” shkruan Avdyli në Facebook.
Postimi i plotë:Hashim Thaqi , një president i zgjedhur edhe me votat e LDK-së, mbetet dhurata me fatkeqe dhe e dëmshme që ua kemi bërë vendit. Me qëllim apo pa qëllim, me përfitime politike për LDK-në apo jo, ajo tashmë ska rëndësi më. Ky mbetet përqarës kronik, një njeri i cili nuk skuqet aspak kur mohon edhe fjalët e tij , që paturpësisht sulmon duke shpifur këdo që ka guximin me ia shpërfaq publikut karakterin e tij të shthurur. Unë e kam konsideruar edhe tani e çdo ditë e më shumë jam i bindur që ky person jo vetëm që ka shkaktuar përqarje të medha në skenën politike por mbetet rreziku më i madh për shtetësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës.
https://www.facebook.com/haxhi.avdyli.5/posts/10219625608608402