fbpx

Disa komente po ia shtojnë ankthin Einxhel në shtatzëni: Boll përcollët besëtytni të tilla

nga Revista Kosovarja

Einxhel Shkira dhe Dj Dagz, do të bëhen prindër për herë të parë.
Pak ditë më parë ata zbuluan se do të bëhen prindër të një djali.

Ajo vazhdon të jetë aktive në rrjete sociale duke ndarë postime dhe fotografi nga më të ndryshmet dhe në shumicën e atyre imazheve ndryshimet fizike vërehen.

E disa nga mesazhet që ajo ka marrë po e shqetësojnë moderatoren.

Shumica e tyre kanë të bëjnë me besëtytni se ajo duhet të fshehë barkun e rrumbullakosur.

Einxhel ndër të tjerash tregon se këto mesazhe po i shtojnë edhe më shumë ankthin.

“Boll përcollët energji të tilla dhe besëtytni që në vend të na ndihmoni thjeshtë të shtojnë ankthin”, shkroi EinxheL ndër të tjerash./Lajmi.net/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]