Ajo flitet gjatë tërë kohës për imazhet që publikon, por edhe për jetën e shtrenjtë meqë shfaqet gjithnjë me veshje luksoze.
Kaçurrelja së fundmi është shfaqur më sportive me një palë tuta të markës ‘Off white’ dhe triko të bardhë po ashtu të së njëjtës firmë.
Ish-aktorja e “O sa mirë” ka marrë poza atraktive pranë një veture të tipit Mercedes, në një nga modelet e reja.
Të shumta kanë qenë komplimentet që ka marrë në hapësirën për komente nga miqtë e ndjekësit.