fbpx

”Mbretëreshë” – I vëllai e përjetëson në trup portretin e Edona Llalloshit

nga Revista Kosovarja

Edona Llalloshi ka pranuar një nga dhuratat më të veçanta në jetën e saj.

Vëllau i saj, Miloti, ka përjetësuar portretin e Edonës në trupin e tij duke e realizuar tatuazh në dorë.

Ai ka zgjedhur një foto nga paraqitja e këngëtares në Festivalin e Radio Televizionit Shqiptar në vitin 1994 ku mori pjesë me këngën “Vajtim dashurie”.

Foto është nga një moment ikonik ku Edona realizon me duar shqiponjën.

Ndërsa, tatuazhit të këtij momenti ai ia ka shtuar edhe një kurorë mbi kokë të motrës.

Kujtojmë se Miloti dhe Edona kanë një lidhje shumë të veçantë motër e vëlla dhe janë bashkë në çdo paraqitje televizive, mbrëmje apo koncert.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]