fbpx

Për çfarë shërbejnë ndarjet e sirtarit të rrobalarëses

nga Revista Kosovarja

Makinat për larjen e rrobave në përgjithësi kanë tri ndarje në sirtar, megjithatë shumica e njerëzve nuk e dinë se për çfarë shërben e treta.

Duhet të theksohet se përpara se ta përdorni lavatriçen, lexoni udhëzimet për përdorimin e saj në detaje në mënyrë që të mos dëmtoni mekanizmin. Gjithashtu, çdo ndarje ka qëllimin e vet dhe shumëkush nuk e di se për çfarë shërben ndarja e tretë.

Në cilën ndarje ndodhet pluhuri/detergjenti larës, në cilin zbutësi i rrobave dhe për çfarë shërben ndarja e tretë e sirtarit?

Seksioni me simbolin e luleve është i destinuar për zbutësin e rrobave – gjithashtu mund të vendosni një uthull të bërë në shtëpi dhe një produkt vaji esencial në të.

Seksioni i shënuar me simbolin I është për detergjentin paralarës (në përgjithësi është ai seksioni i tretë) në makinë larëse. Nga ana tjetër, ai me simbolin II është menduar për detergjentin kryesor.

Gjithashtu, një këshillë e vogël – mos e teproni me sasinë e zbutësit të rrobave, sepse mund të shkaktojë reaksione alergjike.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]