fbpx

Shurupet e kollës që po vrasin fëmijët, alarmi nga OBSH

nga Revista Kosovarja

Një alarm global ka shpërthyer në lidhje me 4 shurupe kolle, pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi se mund të kenë lidhje me vdekjen e 66 fëmijëve ne Gambia.

Sipas raportimeve, këto shurupe dyshohet se kanë lidhje me dëmtime serioze të veshkave që kanë çuar në vdekjen e 66 të miturve.

Produktet janë prodhuar nga kompania indiane Maiden Pharmaceuticals, e cila ka dështuar të japë garanci për sigurinë e tyre. Ndërkohë që nuk ka ende një reagim zyrtar nga kompania.

Sipas OBSH-së, këto shurupe të rrezikshme mbajnë emrat, “Promethazine Oral Solution”, “Kofexmalin Baby Cough Syrup”, “Makoff Baby Cough Syrup” dhe “Magrip N Cold Syrup”.

Të katërta këto produkte janë gjetur në Gambia, por mund të jenë shpërndarë në mënyrë informale dhe në tregje të tjera të rajonit apo botës.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]