fbpx

Fifit ia vjedhin telefonin në ShBA

nga Revista Kosovarja

Tash e disa ditë ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Por, udhëtimi atje duket të mos i ketë shkuar edhe fort mirë.

Kjo pasi që këngëtarja kosovare, Fifi, ka bërë të ditur se e ka humbur telefonin e saj gjatë qëndrimit në Manhattan.

“Loqkamana. Telefoni im është vjedhur midis Manhattan. Kështu që kushdo që tenton të më shkruaj ose me më thirr. Mos u lodhni”, ka shkruar yll i hitit “Djegi krejt”.

“Deri të vi në Tiranë Fifi është pa numër”, shtoi ajo.

Këngëtarja, emri i vërtetë i të cilës është Filloreta Raçi, po vazhdon udhëtimin përtej oqeanit, ndërsa pranë vetes e ka edhe të dashurin e saj prej kohësh, Adis Patushin.

Dyshja, kishin filluar ta paralajmëronin udhëtimin e tyre drejt Amerikës që kur ishin nisur nga aeroporti shqiptar, ndërsa nuk i kursyen pozat e tyre që nga publiku, u cilësuan “si zogj të dashurisë”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]