Ish-deputeti i Kosovës, Gani Geci ka ironizuar me Lëvizjen Vetëvendosje. Përmes një postimi në Facebook, thotë se VV-ja kur ishte në pushtet e lëshoi bajrakun, ndërsa tash e rrokën bajrakun mirëpo e lëshuan flamurin lara-lara.
Ai madje thotë se është çuditur se disa muaj askush nuk fliste për flamurin kombëtar.
Postimi i plotë:
Shkon njani së pari te miqtë e tynehere i kanë provoku kapak dhanurt ,për me ditë a eshtë dhandrri i mequm ne një pjatë ja përzijnë pjeprin me kungull.
E vesin dhandërr qysh po të doket pjepri?Vallahi i mirë pjepri po kaniher po më del kungull.
Kur ishin në pushtet e lëshun Bajrakun e rroken flamurin lara lara që me të vertet është lara lara, por kur ranë nga pushteti e lëshun flamurin lara lara e e rrokën Bajrakun.
Nja dy tre muaj mka pas hi tuta se nuk e permenke ma kerkushë flamurin Kombëtarë jam kan pas quditë thojsha kuku qa na ka gjetë na u zhdukë patriotizmi e mozamakeq per ne u bamë tanë Kosovarë nuk met në Kosovë asnji Shqiptarë!!!
https://www.facebook.com/GaniGeciLDK/photos/a.748892685122564/3315319211813219/?type=3&__xts__%5B0%5D=68.ARC0btPe5uHe590zvNqb4SU1Pq6iHkLnQKaZpZKjD4p3bYfAictJn6qnWAaIR-VdVmEr9eIRs5jGZHKsbL922fwSfha1iaEUXqDMmCDTD4XNovKtW8ztxUcOGP3N8J_alcFWgqVMNZ5ZSJUlclYRRf5gWxUb0jfpfIYlCeVIm11docGVYNy5R2eAlnTmFh8jG_BnsY1Y3BIn-l_HtvTtB0Mpjs83Pv7Xzeifn5nYwOxzHwEiXLtpv7y0CrBxJ7d7f2IuloanNcTIEA83M97DW_RFfeIP9HRC5-rIdLz1HcBaib5n6mvAPYdaCCQAOrWKgvjNkRwi-TT_iYGGwkXXqRJHDQ&__tn__=-R