fbpx

Del një video e re me të moshuarën në Pejë, e poston vetë infermierja

nga Revista Kosovarja

Rasti në Qendrën e të Moshuarve “Orenda” në Pejë është përcjellë me reagime të shumta. Në atë qendër, disa infermiere kanë k eqtrajtuar një të moshuar e cila banonte aty.

Lidhur me këtë, në Indeksonline është lajmëruar një ish-infermiere e asaj qendre. Valmira Gergoci thotë se të moshuarit aty i kanë ndryshuar jetën për të mirë.

Siç thotë ajo, “vajza që e keqtrajtoi duhet të dènohet”, derisa thekson se ndjen keqardhje për atë që i bëri të moshuarës.

Tutje ajo thotë se “ka qajtë e ka qesh baraz me ta”.

“Shumë i kam dasht e i du këta pleq. Ma kanë ndryshu jetën për tmirë 100%. Po më dhemb zemra se si po σfendohen komplet stafi për besë betohna në familje tem se shumë mirë kujdesen por kjo vajza le të denσhet, le ta mer dënίmin e meritum.

Po ndihna keq çka ka ndodh me Nanën Minire po të lutna mos shperndani kaq shumë urrejtje me e perfshi komplet Orenden se ka pjesëtarë në staf që qajnë dhe qeshin baraz me banorët aty, une kam qenë njëra nder ta.

Për besë t urp po më vjen çka ka ndodh, jam prèk shumë në shpirt, personave të tillë nuk duhet të ju lejohet as liçenca e infermieres le më të punojnë në një vend ku kanë të bëjnë me persona te ndishëm të moshës së 3.

Kurrë ska ndodh fjalën me jau kthy se e kemi nje zot mbi kry le më me pas dhυnë. Kjo jam une dhe kjo është Nena Minire per të cilën kam Respekt duke u bazu nga e kalumja e saj të hekat e saj dhe pozitiviteti saj”, thotë ajo për Indeksonline.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]