Sot, me 5 nëntor është shënuar gjashtëvjetori i vdekjes së aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, shkruan “Kosovarja”.
Anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë bërë homazhe te varri i Astrit Deharit, duke filluar nga ora 09:30. Më pas, në orën 11:00 është dhuruar gjak.
Për këtë përvjetor të Astrit Deharit, mbahen edhe dy diskutime, “Përjetimet me Astritin si aktivist i Lëvizjes, student, shok e familjar i përkushtuar” dhe “Aktiviteti i Astrit Deharit në qendrën e Pejës, përvojat e bashkëpunëtorëve dhe aktivistëve me të”.
Edhe familja sot e kanë vizituar varrin e Deharit, e vizitorja më e vogël ishte e bija, e cila ka dërguar lule tek varri i të atit.