fbpx

Musliu: Policët serbë që zhveshën uniformat duhet të largohen përgjithmonë nga ky institucion

nga Revista Kosovarja

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar lidhur me vendimin e fundit të Listës Serbe.Këta vendosen që të largohen nga institucionet e Kosovës.

Por, ajo që u pa pas këtij vendimi ishte që policët e komunitetit serb zhveshën uniformat .Sipas Musliut, këta policë duhet të largohen përgjithmonë nga ky institucion.

Ajo ka thënë se uniforma e policit të shtetit nuk duhet keqpërdorur as si kompromis, as si mjet presioni politik dhe as si mjet prepotence e force.Postimi i saj i plotë:
Siguria e Kosovës po sfidohet rend në Veri të Kosovës. Policet që zhveshen uniformat sot duhet të largohen përgjithmonë nga ky institucion. Uniforma e policit të shtetit nuk duhet keqpërdorur as si kompromis, as si mjet presioni politik dhe as si mjet prepotence e force.Policia e Kosovës duhet të lirohet nga marionetat por edhe nga kaubojët.
E zhveshën me lehtësi, kthimin duhet ta kenë të pamundur.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]