Të zbulojmë identitetin tonë të vërtetë është të ju përgjigjemi pyetjeve të caktuara për të sjellë përfundimisht këtë identifikim të vërtetë në sipërfaqen e vetëdijës sonë.
Është e rëndësishme të kuptohet që marrja në pyetje e mendimeve, sjelljeve dhe emocioneve është e nevojshme që të bëhet ky zbulim i vetvetes. Si i tillë, sugjerohet që ta bëjmë këtë të paktën një herë në ditë, mundësisht në mëngjes kur do të nisemi për udhëtimin përpara.
1. A kam synime afatshkurtra dhe afatgjata? Cilat janë ato?
2. Për çka më vjen turp në jetën time?
3. Çka ju shqetëson vazhdimisht dhe ju sjellë ankth?
4. Kush apo çfarë më jep më shumë rehati? A është i shëndetshëm ky burim rehatie?
5. Duke lënë mënjanë frikën dhe pasigurinë, çfarë do të doja të bëja?
6. Ku dhe kur ndihem e sigurt? Apo e Pasigurt?
7. Për cilën arritje jam krenar?
8. Çfarë thotë kritiku im i brendshëm për mua?
9. A e praktikoj vetë-kujdesin dhe vetë-dhembshurinë?
10. Për çfarë duhet të jem mirënjohës?
11. Për çfarë ëndërroj? Cilat mendime ose emocione sjellin këto ëndrra?
12. Çfarë më pëlqen më shumë të bëj?
13. A më pëlqen të jem rreth njerëzve apo preferoj vetminë?
14. Kur jeta ime është e errët, çfarë ose kujt i drejtohem? Pse?
15. Kur jam i stresuar, a reagoj në mënyrë racionale apo impulsive?
Ne sinqerisht shpresojmë se përgjigjja e këtyre pyetjeve zbulon pak më shumë për personin special që jeni ju. Vlerësoni veten, dashuroni veten tuaj, pranoni se çfarë dëshironi të ndryshoni dhe gjeni identitetin tuaj të vërtetë!