Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është larguar nga takimi me kryeministrin e vendit, Albin Kurti.
Ende pa kaluar 20 minuta që nga fillimi i këtij takimi, Haradinaj është parë duke dalë nga ndërtesa e Qeverisë së Kosovës.
I njëjti ka zgjedhur të mos deklarohet për media, ndërsa është parë duke u larguar.
Nuk është bërë e ditur arsyeja e largimit nga takimi, edhe pse në të shumtën e rasteve Haradinaj nuk ka hezituar të diskutohet për temat e rëndësishme të vendit.
Situata në veri të Kosovës përgjatë tri ditëve të fundit bëri që kryeministri Albin Kurti të thërras në takim sot krerët e partive opozitare në vend.
Lumir Abdixhiku nga LDK, Memli Krasniqi nga PDK si dhe i pari i AAK-së, Ramush Haradinaj iu përgjigjën pozitivsht kësaj ftese deh takimi nisi pak më parë.