Gjatë ditës së djeshme ka ndodhur nja rast tragjik kur Ramë Berisha 60 vjeçar e ka vrarë Albesa Rudin 16 vjeçare, e më pas edhe veten.
Vëllai i vajzës ka folur për Indeksonline ku tregon që vëllai i tij është arrestuar.
Krejt kjo ka ndodhur për shkak të mosmarrëveshjeve që kanë patur familjarët e tij me Policinë e Kosovës në momentin që ata kanë dalur në vendin e ngjarjes.
“Janë arrestuar katër persona të dyshuar meshkuj Kosovar të cilët fizikisht i kanë sulmuar dy zyrtarët policor derisa ishin në kryerje të detyrës zyrtare duke e siguruar një vende të ngjarjes pasi në atë lokacion janë gjetur dy trupa të pajetë. Si pasojnë sulmit dy zyrtarët policor kanë pësuar lëndime të lehta trupore. Me vendim të prokurorit të dyshuari janë dërguar në mbajtje për 48 orë, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
Radi ka kërkuar nga kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri që të mirret me rastin e familjarëve të tij dhe ata të lirohen në kohën kur familja po kalon në momente të renda pikëllimi.
“Neve edhe na kanë vra, edhe na kanë rreh, edhe na kanë arrestu” ka thënë Bajram Radi.
Ai ka treguar që në orën 4 e gjysmë të mëngjesit Ramë Berisha e ka marrë Albesën në shtëpi dhe më pas e ka vrarë..
Viktimat i gjeti një mbikqyrës i shtëpisë dhe gruaja e Ramadanit.
Vëllai i vajzës tregon që me vrasësin kanë pasur raporte shumë të mira.
“Ai e ka rrit vetë at qikë, ne jemi rrit si jetima. Sa herë ka ardhë në pushim e ka marr motrën dhe janë dalë me gjithë familjen e tij”.