fbpx

Arrestohet gruaja nga Istogu

nga Revista Kosovarja

Policia në Istog ka identifikuar dhe ka arrestuar SH.H e cila ka pranuar se ka vjedhur kasën me të holla në xhaminë e fshatit Gurrakoc

Rasti kishte ndodhur të shtunën, ku e dyshuara ka thyer kasën e të hollave të mbledhura për skamnorë dhe ka vjedhur një shumë e konsiderueshme e të hollave.

Përmes një komunikate për media, policia ka njoftuar se e dyshuara e ka pranuar se i ka vjedhur të hollat.

“Pas një pune hetimore të Zyrtarëve Policor të Stacionit Policor Istog, është identifikuar dhe është arrestuar e dyshuara SH. H. e cila ka pranuar që ka kryer vjedhjen në fjalë”, bëhet e ditur në njoftimin e policisë.

Me urdhër të Prokurorit, e dyshuara është intervistuar dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]