fbpx

Ndahen mjetet për pagesa të 100 eurove për studentët dhe punonjësit e ndërmarrjeve publike

nga Revista Kosovarja

Qeveria e Kosovës ka aprovuar kërkesën e Ministrisë së Financave për të ndarë 7 milionë euro për zbatimin e pagesave të njëhershme me nga 100 euro për punonjësit e ndërmarrjeve publike dhe për studentët.

Po ashtu këto mjete do të jenë edhe për zbatimin e masës për subvencionim të kredive investimeve.

Po ashtu është aprovuar edhe kërkesa për ndarjen e mjeteve buxhetore për mbulimin e mungesës së mjeteve në kategorinë e shpenzimeve “pagesa dhe shtesa” për muajin nëntor.

Po ashtu është miratuar plotësim-ndryshimi i vendimit të Qeverisë së 14 shtatorit të vitit 2022, për të reflektuar ndryshime e nevojshme për realizimin e pagave të specializantëve.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]