fbpx

Byzylykë për dhunuesit e grave, Qeveria do të ndajë 3 milionë euro për blerjen e tyre

nga Revista Kosovarja

Qeveria e Kosovës shumë shpejtë do të ndajë 3 milionë euro për blerjen e pajisjeve elektronike që u vendosen dhunueseve të grave, që ndryshe njihen edhe si byzylykë.

Këtë e ka bërë të ditur ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
Ajo ka thënë se kjo po bëhet përherë të parë nga Qeveria Kurti, duke kritikuar Qeveritë e kaluara që nuk e kanë zbatuar Ligjin për Mbikëqyrje Elektronike.

“Qeveria Kurti do të ndajë buxhet 3 milionë euro për zbatimin e Ligjit për Mbikqyrje Elektronike.. Asnjë Qeveri deri më tani nuk e ka zbatuar këtë ligj edhe përkundër faktit se ka vite se i njëjti ligj është miratuar në Kuvendin e Kosovës. Qeveria Kurti shumë shpejtë do të ndajë buxhet për zbatimin e këtij ligji dhe dhunueseve do tu vendoset në duar apo në këmbë byzylykët që Policia të përcjellë vendndodhjen e tyre dhe në momentin që ata i afrohen viktimës të ketë reagim të shpejt policor”, ka thënë Haxhiu në TëVë1.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]