Është publikuar ‘trailer’-i i serisë së re të dokumentarëve të Princit Harry dhe Meghan Markle.
Pamja paraprake një minutëshe, e lëshuar nga Netflix, përmban fotografi bardh e zi të papara më herët të çiftit të shoqëruar me muzikë.
Ata dëgjohen duke u pyetur “Pse deshe ta realizoje këtë dokumentar?”, për të cilën Harry përgjigjet: “Askush nuk e sheh atë që po ndodh pas dyerve të mbyllura”.
“Më duhej të bëja gjithçka që mundja për të mbrojtur familjen time”, shton ai, përpara se Meghan të shihet duke fshirë lotët.
Ka edhe foto të lumtura të çiftit duke u puthur, teksa të porsamartuarit kërcejnë në dasmën e tyre, duke u përqafuar në një kabinë fotografike dhe
Meghan duke përqafuar barkun e rrumbullakët gjatë shtatzënisë.
Netflix e përshkruan dokumentarin, të titulluar “Harry & Meghan”, si një “ngjarje globale” dhe thotë se “po vjen së shpejti” – raportet thonë se do të dalë më 8 dhjetor.