“Dona Beauty” është salloni i bukurisë në Gjenevë të Zvicres, i pronares Liridona Haziri-Demiri.
Liridona, është nga fshati Zhegër e Gjilanit, shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen në Gjilan. Si 19 vjeçare shkoj për të jetuar në Gjenevë ku edhe u martua.
Liridona u bë nënë për herë të parë në vitin 2004, duke sjell në jetë një vajzë dhe vitet në vazhdim ju dedikua plotësisht familjes dhe fëmijëve. Sot, është nënë e pesë fëmijëve, më e madhja 18 dhe më i vogli 9 vjeç.
Si e vogël gjithmonë ka ëndërruar ta ketë një biznes dhe estetika përherë ka qenë në ëndrrat e saj, pasi i ka pëlqyer ti sheh femrat teksa kujdesen për veten.
Sot, Liridona ka biznesin e saj të quajtur “Dona Beauty” ku bënë një punë të shkëlqyer me klientet e saj.
Liridona ka 7 diploma dhe ende vazhdon me trajnime e çertifikime të ndryshme në fushën e bukurisë dhe estetikës, ndërkohë që në sallonin e saj i ofron këto shërbime:
Microneedling
Microneedling capilar
Plasma pen
Lashlift
Browlift
Depilim
Hydrafacial
Peeling
Liridona Haziri-Demiri është profesioniste e dëshmuar, me një klientel tejet të kënaqur për shërbimet gjithmonë në nivel. “Dona Beauty”, ka kliente shqiptare dhe të huaja, që i besojnë dhe nuk e ndërrojnë.