Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është takuar së fundmi me të vetëshpallurin imam Mohammed Tawhidi që është një ndikues mysliman shiit australian. Ai aktualisht shërben si zëvendëspresident i Këshillit Global të Imamëve, organizatë kjo me bazë në Irak.
Pos Tawhidit, udhëheqësi i AAK-së në zyrat e partisë ka takuar edhe një tjetër klerik fetar. Bëhet fjalë për Sheikh Saleh Sibveih, përfaqësues i organizatës së njohur ndryshe si ajo e Ajatollah Shirazit.
Ky i fundit emrin e të cilit e bart organizata njihej ndryshe edhe si Razi Shirazi, ishte një shiit irakian-iranian i cili ishte jurist, filozof dhe teolog.
Përmes një postimi në Twitter, Haradinaj shihet përkrah tyre në zyrën e partisë së tij në Prishtinë.
“Ishim të nderuar që u pritëm nga shkëlqesia e tij, dy herë kryeministri Ramush Haradinaj në Prishtinë. Takimi u zhvillua rreth vizitës së Këshillit në Kosovë dhe forcimit të lidhjeve me popullin e Kosovës”, ka shkruar Tawhidi, transmeton Klankosova.tv.
Nuk dihet kur saktësisht ka ndodhur ky takim meqë Haradinaj aktualisht është për vizitë në Gjermani.
An honour to be received by His Excellency two-time Prime Minister Ramush Haradinaj in the Capital of Pristina. The meeting revolved around the Council's visit to Kosovo, and its strengthening of ties with the people of Kosovo 🇽🇰❤️👐🏼 pic.twitter.com/jrG6TbXVQS
— Imam of Peace (@Imamofpeace) December 4, 2022