Ava Max u shfaq mahnitëse me një fustan të kuq përpara se të dilte në skenë gjatë koncertit Jingle Ball.
Këngëtarja dhe kantautorja 28-vjeçare zbriti në tapetin e kuq me fustanin elegant që kishte një prerje të guximshme poshtë dekoltesë së saj në njërën anë.
Këngëtarja e “Salt” për performancën veshi një trupore me shkëlqim të mbuluar me gurë të çmuar të panumërt argjendi.
Për t’u përshtatur me pamjen e saj verbuese skenike, Ava zgjodhi makijazh të theksuar.
Ylli i popit shfaqi lëvizjet e saj të kërcimit ndërsa inkurajoi audiencën të këndonte së bashku.