fbpx

Ja ku e keni parë më herët Vivien Thanon e “Big Brother VIP Kosova”

nga Revista Kosovarja

Vivien Thano është durrsakja simpatike që është bërë pjesë e shout real “BBVK”.

A e keni pyetur më herët se ku e keni parë këtë vajzë? Ajo, ishte pjesë e emisionit “Love Story” në “Klan TV”, ku vajzat ishin në garë për të fituar zemrën e Saimir Kasemi, i konsideruar si “Princi modern”, shkruan “Kosovarja”.
Vivieni ka treguar pse zgjodhi ta puthte Saimirin natën e parë të spektaklit.

“Unë nuk ika shumë shpejt, mendoj që ika fiks në momentin e duhur, sepse as unë nuk po duroja situatën që ishte krijuar. Faktikisht unë kisha ardhur për Saimirin, me Saimirin nuk kisha kontakt, gjë tjetër nuk më shtynte që të vija, përveçse gocave që i dua shumë. Puthja ime ishte një baçio stampa. Nuk është se ishte një gjë shumë e madhe. Unë thjesht doja të bëja diçka që të bija në sytë e Saimirit dhe rashë në sytë e Saimirit. Atë që desha e arrita dhe filloi dhe mbaroi ashtu siç doja. M’ka pa Zoti!”, ishte shprehur Vivieni.

Durrsakja, megjithatë ishte eliminuar nga milioneri bukurosh.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]