Avokatja e Johnny Depp, Camille Vasquez, u intervistua dhe foli rreth asaj që mendonte për Amber.
Camille tha që i vinte keq për aktoren, pasi edhe ekipi i saj herë pas here dukej i tërhequr nga mbrojtja ndaj saj.
”Ajo dha përshtypjen se gjërat që tha ishin gjëra që i kishte menduar në minutën e fundit, se ato ishin shënime që ajo kishte në një fletore. Madje ndjeva se nuk kishte asnjë në ekipin e saj që e ndihmonte me deklaratat e saj. Do ta shihje ekipin e saj dhe ata ishin gjithmonë të ulur në vendet e tyre. Kjo më bëri të ndihem shumë keq për të, sepse ekipi ynë është krejtësisht ndryshe.
Unë kurrë nuk e pashë atë si një person të besueshëm apo si dikë të pëlqyeshëm. Ajo pretendonte se ishte viktimë e abuzimit, por i vetmi person që përfundoi në spital me lëndime ishte Johnny Depp. Ishte një marrëdhënie intensive, por ajo ishte agresorja”-tha ajo.