fbpx

Përgatitet vendimi, të gjitha institucionet do të punojnë nga shtëpia

nga Revista Kosovarja

Qeveria e Kosovës pas pak do të mbajë mbledhjen e radhës, ku në mesin e çështjeve që do të diskutohen, pashmangshëm do të jetë edhe situata me koronavirus.

Gazeta Sinjali mëson se me propozim të Ministrisë së Shëndetësisë, qeveria pritet të marrë vendim që të gjitha institucionet publike dhe private në Kosovë të obligohen ta organizojnë punën me stafin e tyre në distancë fizike apo nga shtëpitë/online, në funksion të kryerjes së detyrave dhe përgjegjësive bazuar në legjislacionin në fuqi.

Vendimi gjithashtu do të obligojë shtimin e kontrolleve rigoroze për bartjen e maskave në hyrje të çdo institucioni.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]