Modelja Juliana Nura është rrëfyer tek ”vëllai i madh” në shtëpinë e famshme.
Ajo e ka ndarë detajisht historinë e saj të videos intime që i është bërë virale vite më parë.
Juliana tregoi se si është kërcënuar nga një person që ia ka hakuar rrjetin e saj social Facebook dhe i njëjti i kërkoi para dhe më pas e bëri publike edhe videon.
Modelja në mes lotësh kishte treguar se si ka dashur ta mbysë edhe veten por që kishte hequr dorë nga ky mendim.
Pas kësaj ajo mori një mesazh nga e ëma e saj duke i treguar plotë mbështetje. /Kosovarja/