fbpx

Festat e fundvitit afër: 6 rreziqet nga të cilat duhet të bëni kujdes në këtë kohë

nga Revista Kosovarja

Festat e fundvitit sjellin një ndjenjë festive dhe të mirë, mirëpo shpesh ndodhë që në këtë periudhë të ketë të papritura si aksidente dhe fatkeqësi.

Në vitet e fundit, 2.6 milionë njerëz raportohet se kanë rënë nga një stol ose shkallë derisa varnin dekorimet për fundvit.

Për t’u siguruar që të gjithë të kenë një kohë të gëzuar gjatë festave, këtu mund të gjeni një seri rreziqesh nga të cilat duhet të keni kujdes:

1.Pijet alkoolike të tepruara: sepse një nga efektet e pirjes është humbja e ekuilibrit, kështu që nëse jeni me dikë që e ka pirë shumë, sigurohuni që ta ndihmoni.

2. Qëndrimi i vetëm në shtëpi: Festat konsiderohen si një kohë gëzimi, por mund të jetë gjithashtu një kohë shumë e vetmuar nëse mendoni se nuk keni askënd me të cilin mund të flisni ose festoni. Evitoni këtë gjë duke takuar familjar dhe shoqërinë.

3. Rreziku gjatë dekorimeve: Mos e rrezikoni veten në këtë proces. Nëse nuk mund të arrini lehtësisht zonën që dëshironi të dekoroni, gjeni një vend më të arsyeshëm. Kërkoni ndihmë, mos bëni dekorimet vetëm.

4.Kujdesuni se si ushqeheni: Përpiquni të jeni të vetëdijshëm për porcionet tuaja të ushqimit.

5. Bëni kujdes kur ndizni dhe fikni dritat, sidomos tregoni kujdes të shtuar nga telat që shtrihen përreth. Kështu mund të evitoni një goditje elektrike.

6. Sigurohuni që ushqimi të jetë gatuar plotësisht përpara se ta shërbeni.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]